Edhe vetë kishte kolapsuar në fushë vite më parë, Fabrice Muamba i dërgon mesazh Eriksenit pas sulmit në zemër

Edhe vetë kishte kolapsuar në fushë vite më parë, Fabrice Muamba i dërgon mesazh Eriksenit pas sulmit në zemër

E tërë bota mbeti e shokuar nga kolapsi i papritur i Christian Eriksenit gjatë ndeshjes së Danimarkës në Grupin B, kundër Finlandës.

Eriksen u shtri në fushë, afër vijës anësore, kur kishin mbetur më pak se pesë minuta deri në përfundim të pjesës së parë dhe mori trajtim mjekësor të menjëhershëm, transmeton Periskopi.

Skenat në fushë ishin jashtëzakonisht stresuese, por falë shpejtësisë në reagim të gjyqtarit Anthony Taylor dhe heroizmit të stafit mjekësor, Eriksen është tash i zgjuar dhe stabil.

Fatkeqësisht, kjo nuk ishte hera e parë që një lojtar pësoi një sulm që ia rrezikoi jetën gjatë një ndeshjeje.

Në çerekfinalen e FA Cup më 2012, mes Tottenhamit dhe Boltonit, mesfushori Fabrice Muamba kolapsoi pasi pësoi një sulm në zemër.

Zemra e Muambas nuk punoi për 78 minuta, por në mënyrë të jashtëzakonshme ai u shpëtua nga mjekët dhe nuk pësoi ndonjë dëmtim afatgjatë.

Incidenti e detyroi atë të pensionohet nga futbolli, bazuar në këshillat e ekspertëve mjekësor.

Dhe tash ai ka reaguar ndaj ngjarjes me Eriksenin, duke shkruar:

Image

Shpërndaje në: