Edhe Vëllezërit Mziu përfshihen në debatin mes Mihrijes dhe Remzies – S’na thirrën, s’i thirrëm as ne

Edhe Vëllezërit Mziu përfshihen në debatin mes Mihrijes dhe Remzies – S’na thirrën, s’i thirrëm as ne

Në debatin për ftesën e mosftesën në fejesa e dasma të djemve të këngëtarëve të njohura, Remzie Osmani dhe Mihrije Braha, janë përfshirë edhe Vëllëzërit Mziu.

Edhe ata thonë se njëherë nuk kanë marrë ftesë nga dy këngëtaret, e për këtë arsye kanë vendosur që as këta të mos i thirrin.

“Drejt me t’kallxu një herë nuk na patën thirrë ato neve, shkum me një vend, dolën krejt bashkë edhe s’na thirrën, për qata s’i thirrëm as na. Nëse na thirrin ato, i thirrim edhe na”, tha njëri nga vëllëzërit Mziu në atv.

Kujtojmë se këto ditë, virale u bë fillimisht deklarata e Remzies, e cila tha se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit, por që shpreson se në dasmën e tij do ta ftojë, pasi edhe ajo e kishte ftuar në dasmën e djalit të saj.

E sonte, Mihrija tha se Remzia nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit e kështu nuk e ka ftuar as kjo, derisa tha se do ta ftojë në dasmë, ashtu siç e kishte ftuar edhe Remzia. /Periskopi

VIDEO KËTU

Shpërndaje në: