‘Edhe sa?’, pyet Capital T pas situatës së tensionuar në Kuvend
Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në mes deputetëve të PDK’së dhe atyre të VV’së.
Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar pas deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe shefit të grupit parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri lidhur me Gjykatën Speciale.
Gjatë daljes nga seanca ka vazhduar tensionimi i situatës, në mes të deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe atij të VV-së, Besim Muzaqi.
Deputeti i PDK-së, Beqa dëgjohet duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi “Kryt ta heki”.
E që pas kësaj fjale ka reaguar edhe reperi, Capital T me një pyetje nga teksti i projektit të tij të fundit muzikor ‘Rushe’.
“Edhe sa”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në Instagram.