Edhe Roberto Carlos kandidat për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës
Roberto Carlos është një tjetër kandidat për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, Ajansspor, përcjell “Gazeta Express”
I njëjti medium njoftoi sonte se Federata e Futbollit të Kosovës e ka kontaktuar edhe trajnerin turk, Şenol Güneş.
“Thuhet se së bashku me Şenol Güneş në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlos, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan mediumi turk.
Së fundmi, FFK-ja ia vuri syrin trajnerit spanjoll, Robert Moreno, i cili pas takimit me kryetarin Agim Ademi megjithatë e zgjodhi opsionin rus të FC Sochi.
Shtëpia e futbollit kosovar është në kërkim të pasardhësit të Primoz Glihas, i cili u largua nga “Dardanët” në fund të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.
Kosova e pati një fazë eliminatore dëshpëruese dhe do ta kërkojë këndelljen në kualifikimet e ardhshme.