Edhe Ramush Haradinaj propozon 26 janarin për mbajtjen e zgjedhjeve

Edhe Ramush Haradinaj propozon 26 janarin për mbajtjen e zgjedhjeve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Periskopin.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ka propozuar që më 26 janar të mbahen zgjedhjet.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.

Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në: