Edhe Polaci i Skenderajt i jep mbështetje të fuqishme Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar vizitat anëkend Kosovës për të shpalosur kauzën dhe projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Limaj pas takimit më të rinjtë të Malishevës, ka shkua rnë Polac të Skenderajt ku ka takuar bashkëluftëtarë të tij të UÇK-së dhe të rinj të kësaj zone.
“Polaci heroik i Skenderajt është rreshtuar krah nesh sepse pak kush më shumë se kjo zonë e ndjenë dhimbjen e asaj çfarë po ndodh sot me vlerat tona kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
“Në vendin e historisë e lavdisë, në Polacin e Hasan Prishtinës dhe të shumë dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së, sot ishim për të nderuar e takuar bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe të rinj të kësaj zone, të cilët po mbështesin fuqishëm kauzën tonë për Çlirimtarët.
Polaci heroik i Skenderajt është rreshtuar krah nesh sepse pak kush më shumë se kjo zonë e ndjenë dhimbjen e asaj çfarë po ndodh sot me vlerat tona kombëtare.
Faleminderit bashkëluftëtarëve të Polacit për mbështetjet që na ofruat për zgjedhjet e 14 shkurtit”, FL