Edhe pak vota pa u numëruar, KQZ: LVV 40.96%, PDK 22.42%, LDK 17.62%, AAK-NISMA 7.56%
Lëvizja Vetëvendosje ka 316,016 vota apo 40.96%, nga 91.47% të vendvotimeve të procesuara, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara në orën 12:11.
Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 172,953 vota apo 22.42%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 135,976 vota apo 17.62%.
Ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 58,307 vota apo 7.56%.
Numërohen mbi 90% të votave: VV rënie të lehtë, PDK mbetet e dyta