Edhe një gazetar vdes në Katar, ishte duke raportuar për Kupën e Botës
Pas vdekjes së amerikanit Grant Wahl, që ndodhi gjatë Holandës-Argjentinës në rrethanat për t’u sqaruar, një tjetër vdekje e papritur mbërrin në radhët e shtypit në Katar.
Ky është fotoreporteri Khalid Al-Misslam.
Vdekja e tij u njoftua në Twitter nga kanali televiziv ‘Al Kass’ dhe gjithashtu u raportua nga Gulf Times, ku raportohet se Khalid “vdiq gjatë mbulimit të Kupës së Botës”.
Edhe në këtë rast nuk dihen ende arsyet e vdekjes.