Edhe një film tjetër shqiptar në skenën amerikane

Edhe një film tjetër shqiptar në skenën amerikane

Filmi i cili trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit, i realizuar nga një regjisor kosovar, do të jepet premierë në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Memory” nën regji dhe skenar të Ilirjan Himajt më 20 të muajit prill do të shfaqet në kuadër të edicionit të 65-të të festivalit “Clumbus Film and Video Festival”. “Memory” bashkë me pesë filma të tjerë do të jetë pjesë e garës në kategorinë “Shorts Block: International”.

Ky festival i themeluar në vitin 1952, njihet si një prej festivaleve më të vjetra në ShBA. I organizuar nga “Columbus Collage of Art &Design”, festivali ka për qëllim që të prezantojë punën e studentëve të pavarur dhe filmave profesionalë në mbarë botën.

“Çdo vit, juria e formuar nga profesionistë të industrisë i analizon të gjithë filmat që garojnë. Juria përzgjedh pjesëmarrësit, çmimet dhe veçoritë për secilën kategori. Çmimet për veçori jepen për arritje në shkollim, arritje në teknologji dhe arritje në art, si dhe në kategori të tjera”, është shkruar në faqen zyrtare të këtij festivali, i cili, krahas kategorisë së filmave të shkurtër, ka edhe “Shorts Block: Student and CCAD Shorts”, “Shorts Block 3: Not-Quite-Midnight Shorts”, “Ohio Features: Dead Draw”, “Doc Shorts”.

Përveç programit garues prej datën 19 të muajit prill deri më 23, sa edhe zgjat festivali, do të shfaqen edhe filma eksperimentalë, të cilët prezantohen me program të veçantë./Koha.net

 

Shpërndaje në: