Edhe nivelet e ulëta të ndotjes në ajër shkaktojnë probleme shëndetësore
Ekspozimi i rregullt edhe ndaj niveleve të ulëta të ajrit të ndotur mund të shkaktojë ndryshime në zemër të ngjashme me ato të fazave fillestare të dështimit të zemrës.
Një studim i realizuar me katër mijë personave në Britani ka treguar se ata që jetojnë afër rrugëve të zhurmshme dhe të mbipopulluara kanë zemra më të mëdha krahasuar me mesataren, se sa ata që jetonin në zona me pak të populluara.
Kjo edhe pse këta njerëz janë ekspozuar ndaj niveleve të ajrit të ndotur më të ulëta se sa kufiri sipas rregullores britanike.
Studiuesit kanë bërë thirrje që qeveritë të ndërmarrin masa për uljen e ndotjes se ajrit.