Edhe nëse nuk keni syze optike: 5 mënyra për t’i mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm
#1 – Bëni një “testim” të syve
Problemet e syve nuk janë gjithmonë të dukshme, kështu që të bëni një vizitë te okulisti, edhe nëse nuk ndjeni shqetësime të dukshme, është një ide e mirë. Ky lloj “testimi” mund të kontrollojë sëmundjet apo problemet e syve, ndërsa ato janë ende në faza të hershme dhe është më e lehtë të trajtohen.
#2 – Mbroni sytë tuaj
Mbani syze dielli kur jeni jashtë, edhe nëse moti është me re dhe pa diell të fortë. Kur bëni sporte të vështira apo riparime delikate në shtëpi, përdorni syze sigurie apo “mbrojtëse”.
#3 – Lërini sytë të pushojnë
Çdo ditë, i rrituri mesatar shpenzon rreth 11 orë duke parë ekranet. Ne nuk e dimë se si ndikon ekspozimi i dritës blu në shikim me kalimin e kohës, por në planin afatshkurtër, të gjitha ato ekrane mund të shkaktojnë lodhje të syve. Bëni pushime të shpeshta, nëse jeni për një kohë të gjatë para ekranit dhe bisedoni me okulistin, nëse ndjeni se ekrani po ju lodh.
#4 – Zgjidhni një dietë të shëndetshme
Përmirësoni shëndetin e syve me fruta dhe perime të larta në vitamina A, C dhe E, si patate të ëmbla, portokall, avokado dhe më shumë. Peshqit që përmbajnë acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve, si dhe fasulet dhe bishtajoret që janë të pasura me zink, ndihmojnë për të mbajtur retinën tuaj të shëndetshme.
#5 – Kujdesuni për lentet e kontaktit
Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për kujdesin e lenteve. Mos flini kurrë me lente ditore dhe pastrojini ato vetëm më solucionin përkatës. Keqtrajtimi i lenteve mund të shkaktojë infeksione në sy, dhimbje dhe në rastin më të keq, edhe humbje të shikimit.