Edhe Mahindra indiane po e ofron një model luksoz
Mahindra është një prodhues nga India (aty e ka edhe selinë qendrore) që njihet për automjete terreni, kryesisht të bazuara në modele të vjetra amerikane ose japoneze. Një nga modelet më të njohura të Mahindrës është Ambasadori legjendar, i cili bazohet në serinë britanike Morris Oxford Series III, e cila u prodhua deri në vitin 2014, pra mbi 50 vjet.
Mirëpo, duekt se prodhuesi indian nuk ka frikë ta sporovojë veten edhe në prodhimin e automjetit luksoz, si ky i fundit SUV XUV 700. Është 470 cm i gjatë dhe ka pesë apo shtatë ulëse: Pjesa e përparme ngjanë paksa në modelet e Renaultit, sidomos dritat. Modeli ka motor 2.0 turbo me katër cilindra, me 200 KF. Për ata që duan të kursejnë, ofrohen edhe dy motorë dizell 2.2, me 155 dhe 185 KF.
XUV 700 ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, megjithëse ofrohet ndërruesi automatik, që paguhet ekstra. Mes opsioneve shtesë është edhe asistenca elektrike për parkim.
Ndryshe, çmimet e ofruara, nga 15,000 euro për pajisje bazë, e deri në 27,000 euro për modelet me pajisje ekskluzive, dëshmojnë se Mahindra e re është vërtet e përballueshme…