Edhe lavatriçet e Samsung, probleme me shpërthimin

Edhe lavatriçet e Samsung, probleme me shpërthimin

Sipas Komisionit të Produkteve të Sigurta në ShBA (CPSC), 730 lavatriçe të markës Samsung kanë qëlluar defektoze, madje ato dhe kanë shpërthyer, transmeton TechSot.Al. Këto shpërthime kanë çuar në plagosjen e nëntë personave, por asnjë vdekje fatmirësisht.

“Po flasim për…një rrezik me të vërtetë shumë të madh me këto lavatriçe, që po shpërthejnë,” ka thënë Elliot Kaye, kryetari i Komisionit të Produkteve të Sigurta. “Bëhet fjalë për një numër shumë të madh të raporteve.”

Lista e lavatriçeve defektoze përfshin disa modele të ndryshme të Samsung, kryesisht modelet e prodhuara nga Marsi i 2011-s deri në sot. Samsung e ka pranuar problemin, dhe është duke punuar me distributorët për të ndaluar shitjen e mëtejshme të modeleve që mund të jenë me defekt.

Sipas TechSot.Al, blerësit e pajisjeve defektoze kanë tre opsione. Opsioni i parë është riparimi falas i lavatriçeve nga Samsung, që do të zgjat-te edhe një vit garancinë e produktit. Opsioni i dytë është një pagesë kundrejt një lavatriçeje tjetër, edhe n.q.s ajo nuk është e markës Samsung, por që instalimi dhe heqja e produktit të vjetër do të bëheshe nga Samsung. Dhe opsioni i tretë, n.q.s lavatriçja është blerë brenda muajit, konsumatorët mund t’a kthejnë atë mbrapsht.

TechSot.Al zbulon se numri i pajisjeve me defekt mund të arrijë deri në 2.8 milionë në të gjithë botën, por shumica e tyre janë pajisjet e shitura në ShBA.

Shpërndaje në: