Edhe KOK-u dënon dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri

Edhe KOK-u dënon dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri

Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ka dënuar dhunën e ushtruar sot ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, nga tifozët e Gjilanit.

KOK ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura dhe keqbërësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar.

“Në kohën kur sportistët dhe sporti janë imazhi më i mirë i shtetit tonë, pamjet e tilla të shëmtuara më së paku i duhen sportit dhe vendit tonë”, thuhet mes tjerash në reagimin e KOK-ut.

Reagimi i plotë:

“KOK dënon dhunën e shfaqur në stadiumin e Gjilanit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e ka përcjellur me shqetësim të madh dhunën e shfaqur sot në ndeshjen e futbollit, mes SC Gjilani dhe FC Ballkani.

KOK dënon ashpër sulmin e tifozëve të Gjilanit ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, të cilit i dëshiron shërim të shpejtë.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse, por edhe nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport që të marrin masat e duhura dhe keqbërësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar.

Në kohën kur sportistët dhe sporti janë imazhi më i mirë i shtetit tonë, pamjet e tilla të shëmtuara më së paku i duhen sportit dhe vendit tonë”.

Shpërndaje në: