Edhe Januzaj drejt transferimit në Superligën e Arabisë
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla pas vetëm një viti që ka nënshkruar me këtë klub.
Sulmuesi kosovar me pasaportë belge nuk është në planet e klubit spanjoll të cilët i kanë bërë me dije se duhet të largohet.
Në gjashtë muajt e fundit Januzaj ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku barti fanellën e Istanbul Basaksehir.
Megjithatë largimi i tij këtë verë nga Sevilla duket i pashmangshëm dhe ai pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.
28-vjeçari po kërkohet nga skuadra arabe Al Taee që bën pjesë në elitën e futbollit arab./telegrafi