Edhe Italia kritikuese: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme

Edhe Italia kritikuese: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme

Ambasada e Italisë ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Italia i është bashkuar reagimeve të ShBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe e Gjermanisë.

Sikurse të tjerët, edhe Italia ka përmendur “veprimet e njëanshme”.

Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqishëm rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

Shpërndaje në: