Edhe Instagram e Twitter me video live
Teknikisht, Twitter ka sjellë tiparin e transmetimit ‘live’ edhe më herët, pasi aplikacioni i kompanisë, Periscope, po ashtu ka sjellë këtë platformë më herët.
Tani, videot e drejtpërdrejta mund të transmetohen nga aplikacioni i Twitter për Android ose iOS. Vetëm hapni aplikacionin, shtypni butonin ‘Compose’ dhe do të gjeni opsionin ‘Live’ i cili iu dërgon në ekranin e transmetimit ku mund të rregulloni pamjen e imazhit para se të filloni xhirimin.
Në këtë mënyrë, mund të filloni transmetimin e videove të drejtpërdrejta të cilat mund të shihen nga ndjekësit tuaj.
Tipari i ri do të lancohet në ditët vijuese për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS, bën të ditur kompania.