Edhe gjumi i tepërt rrezikon me disa sëmundje

Edhe gjumi i tepërt rrezikon me disa sëmundje

Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë.

Por nga studimet e fundit rezulton se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë. Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje:

Diabeti i tipit 2

Obeziteti

Sëmundjet e zemrës

Depresioni

Dhimbjet e kokës

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pamundur apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim. Është e këshillueshme që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh

Shpërndaje në: