Edhe disponimi i keq mund të jetë i dobishëm

Edhe disponimi i keq mund të jetë i dobishëm

Disponimi jo i mirë mund të jetë i dobishëm, pasi i lejon personit të jetë më pak naiv, përmirëson kujtesën dhe gjykimin ndaj të tjerëve.

Profesori i psikologjisë Joseph Forgas nga Universiteti i New South Wales në Australi, ka provuar se personat me disponim negativ ishin më kritikë dhe treguan më shumë kujdes ndaj gjërave dhe situatave sesa ata me disponim të mirë, transmeton KosovaPress.

Një disponim negativ stimulon mënyrën e të menduarit të nevojshëm për situatat që janë më kërkuese. Profesori Forgas dhe bashkëpunëtorët e tij kryen disa eksperimente, duke shkaktuar një disponim të mirë ose trishtues duke shfaqur filma dhe pastaj duke evokuar skena pozitive ose negative.

Personat me disponim të keq ishin më pak të prirë për të sjellë përfundime të nxituara në bazë të paragjykimeve racore dhe fetare dhe bënë më pak gabime kur u kërkua të kujtojnë detajet e ngjarjeve që ata ndoqën. Një disponim më pak negativ stimulon komunikim konkret, të adaptueshëm dhe të suksesshëm.

Disponimi pozitiv nuk është gjithmonë i dëshirueshëm. Njerëzit me disponim negativë janë më pak të prirë për të bërë gabime në gjykim, janë të qëndrueshëm në paraqitjen e detajeve të ngjarjeve që kanë ndjekur dhe konkluzionet e tyre janë më efektive dhe më kualitative.

Shpërndaje në: