Bajrami i reagon ‘keq’ Muratit: Manipuluesi më i madh i Qeverisë paska fol për luftën kundër kontrabandës

Bajrami i reagon ‘keq’ Muratit: Manipuluesi më i madh i Qeverisë paska fol për luftën kundër kontrabandës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muarti, duke thënë se kontrabanda e mallrave nuk luftohet me “kontrabandë të numrave”

Bajrami ka thënë Murati po e paraqet inflacionin si luftë kundër kontrabndës,

“KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës. Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka përmendur edhe deficitin tregtar.

“Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

 

KONTRABANADA E MALLRAVE, VEÇ ME KONTRABANDË TË NUMRVE NUK LUFTOHET

PRA, ministri i financave, ekonomisti i cili kursimet personale i investon në bursa ndërkombëtare, INFLACIONIN në qeverinë e tij po e paraqet si luftë kundër kontrabandës.

Ku kemi rënë, një shoqni janë tu e trajtu si analfabetë.

Sot manipuluesi me i madh i Qeverisë paska folë për luftën kundër kontrabandës.
Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qënë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Adminstratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it.

Ai ndër të tjera paska thënë “𝙋ë𝙧 𝙨𝙝𝙚𝙢𝙗𝙪𝙡𝙡, 𝙣ë𝙨𝙚 𝙣ë 𝙫𝙞𝙩𝙞𝙣 2015 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙞 𝙙𝙚𝙠𝙡𝙖𝙧𝙪𝙖𝙧 𝙣ë 𝘿𝙤𝙜𝙖𝙣ë 𝙠𝙖 𝙦𝙚𝙣ë 2.63 𝙢𝙞𝙡𝙞𝙖𝙧𝙙ë 𝙚𝙪𝙧𝙤, 𝙜𝙟𝙖𝙨𝙖𝙩 𝙟𝙖𝙣ë 𝙦ë 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙧𝙚𝙖𝙡 𝙠𝙖 𝙦𝙚𝙣ë 𝙨𝙝𝙪𝙢ë 𝙢ë 𝙞 𝙡𝙖𝙧𝙩ë. 𝙉ë𝙨𝙚 𝙚 𝙡𝙡𝙤𝙜𝙖𝙧𝙞𝙨𝙞𝙢 𝙢𝙚 𝙩𝙧𝙚𝙣𝙙𝙞𝙣 𝙚 𝙣𝙟ë𝙟𝙩ë 𝙨𝙞𝙠𝙪𝙧𝙨𝙚 𝙣ë 𝙫𝙞𝙩𝙚𝙩 2021-2023, 𝙢𝙚 61% 𝙩ë 𝘽𝙋𝙑-𝙨ë, 𝙞𝙢𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞 𝙧𝙚𝙖𝙡 𝙙𝙚𝙡 𝙩ë 𝙠𝙚𝙩ë 𝙦𝙚𝙣ë 𝙧𝙧𝙚𝙩𝙝 3.46 𝙢𝙞𝙡𝙞𝙖𝙧𝙙ë”

Ministri i finanancave po thotë gjasat janë që importi ka qënë më i lartë. Pra ministri i financave folë me gjasa për vitin 2015, e me këtë manipulim të shifrave po mundohet me i fshehë faktet që i përplasën në ftyrë për rritjen e deficitit tregtar nga 2.8 miliardë euro në 5 miliardë euro.

Me folë profesinalisht, supozimi se importi duhet me qënë 61% e Bruto Produktit Vendor nuk ka kurrëfare baze, mandej rritja e konsumit prej importit që ministri e bënë duke krahasu vlerat absolute sepse kështu i lëverdisë po harrron se vjen si rezultat i rritjes se çmimeve gjatë katër viteve të fundit. Kjo veç luftë kundër kontrabandës nuk është.

Hekuran, në vitin 2015 nuk ka pasë inflacion (rritje të çmimeve) ka pasë deflacion (rënie të çmimeve) për -0.54%, ndërsa inflacioni (rritja mesatare e çmimeve) në vitin 2022 ka qënë 11.6%.

Në fund përballë supozimeve dhe manipulimeve të Hekuranit ka një të vërtëtë, ajo e vërtëtë burimin e ka në Agjencinë e Statistikave të Kosovës: më vlera absolute kur Hekurani ka shku në zyre deficit tregtar ka qënë 2.8 miliardë Euro, sot deficit tregtar është mbi 5 miliardë euro (deficit tregtar është dallimi mes mallrave që shesim jashtë vendit dhe atyre që blejmë jashtë vendit), Shihni grafin me poshtë:👇

Shpërndaje në: