Edhe 3 marrëveshje bashkëpunimi me shkollat e Prishtinës
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani bashkë me nënkryetaren e Prishtinës, njëkohësisht drejtoreshë e Drejtoratit për Arsim në Komunën e Prishtinës, znj. Jehona Lushaku- Sadriu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e tri shkollave të mesme të larta: “28 Nëntori”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazuli”.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka për qëllim të krijojë mundësitë, që nxënësit e këtyre tri shkollave të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në pjesën praktike të punës në profilet, ku kjo është e mundur në NP “Termokos” për të ndihmuar ngritjen profesionale të kuadrove të reja.
NP “Termokos” përveç përmbushjes me sukses të misionit për të ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, është shëndërruar në adresën e duhur, e cila po jep kontribut të madh në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja.
Marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi NP “Termokos” ka nënshkruar kohë më parë edhe me shkollën e mesme të makinerisë “Shtjefën Gjeçovi”.
“Termokos” po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!