Edhe 12 ditë nga Kupa e Botës – Sadio Mane lëndohet me Bayernin në Bundesligë

Edhe 12 ditë nga Kupa e Botës – Sadio Mane lëndohet me Bayernin në Bundesligë

Sadio Mane ka pësuar një lëndim në këmbë në minutën e 20’të të takimit ndaj Werder Bremenit në kuadër të xhiros së 14’të në Bundesligë.

Mane u zëvendësua nga Sane pasi ndjeu dhimbje të forta në këmbë, shkruan Periskopi.

Sulmues i Bayernit u lëndua vetëm 12’të ditë para Kupës së Botës që mbahet në Katar dhe nuk dihet nëse 30 vjeçari do të jetë i gatshëm për Senegalin.

Ende nuk ka ndonjë raport mjekësor të detajuar nga Bayerni dhe shpresojmë që Mane të rikthehet sa më parë.

Shpërndaje në: