Eden Hazard mund të rikthehet te Chelsea, Real Madridi nuk e dëshiron më

Eden Hazard mund të rikthehet te Chelsea, Real Madridi nuk e dëshiron më

Për shumë kë, një skuadër që sapo ka fituar Champions Leaguen nuk ka nevojë të transferojë emra të mëdhenj.

Mirëpo, me Chelsean që po shpenzon më shumë se kushdo në futboll pavarësisht krizës pas pandemisë, ajo tashmë e ka një prej skuadrave më të mira në botë.

Nëse epoka e Roman Abramovichit në ‘Stamford Bridge’ na ka mësuar diçka, është se klubi është i fiksuar mnë trofe dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta pasuruar edhe më shumë kabinetin e trofeve, transmeton Periskopi.

Ndër vite, ‘Të Kaltërit’ kanë shpenzuar shuma marramendëse në lojtarë.

Dhe tash, sipas gazetës spanjolle ‘AS’, ndërmjetësuesit kanë ngritur mundësinë e rikthimit të Eden Hazardit te Chelsea pas makthit te Real Madridi.

Një prej futbollistëve më të mirë në histori të londinezëve, belgu u largua për një shumë prej 100 milionë eurove në verën e vitit 2019.

Mirëpo, ai ka luajtur vetëm 32 herë për Madridin, duke shënuar pesë gola dhe tetë asistime. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: