Eden Hazard aq shum fryhej në stërvitjen e parë me Lillen, sa që u grushtua nga dy bashkëlojtarë
Eden Hazard gjithmonë ka qenë një futbollist me vetëbesim të jashtëzakonshëm.
Me talentin e natyrshëm që posedoi, është shumë e logjikshme ta paramendojmë atë si lojtar fryfç në rini, por kjo sjellje nuk u prit mirë nga bashkëlojtarët pas stërvitjes së parë te LOSC Lille.
Hazard pati një karrierë spektakolare me Lille, para se të vazhdonte aventurën në Premier League te Chelsea, transmeton Periskopi.
Por para krejt kësaj, Hazard ishte dikur një 16-vjeçar shumë fryfç, sidomos pasi ishte promovuar në skuadrën seniore të Lille. Por, sipas ish-bashkëlojtarëve, futbollistët seniorë nuk e vlerësuan sjelljen e tij kur erdhi për herë të parë.
Mbrojtësi i Lille, Gregory Tafforeau kishte zbuluar një storie të jashtëzakonshme si Hazard ishte goditur në dy raste të ndryshme nga bashkëlojtarët seniorë pas ardhjes.
Tafforeau tha për ‘The Sun’: ”Hazard u shfaq në stërvitjen e parë të Lille me qorapet e ulura poshtë, tojat e zgjidhura dhe pa mbrojtëse.
”Sa i përket standardit, ai stërvitej sikur të ishte veteran i klubit. Kjo i frustroi lojtarët seniorë.
”Shpejt dëgjoja zëra që ngriteshin në dhomën e zhveshjes, dhe dëgjova një kërcitmë të zhurmshme.
”Shkova dhe pashë Hazardin duke e mbajtur faqen. Franck Beria, një prej lojtarëve kryesorë tanë, ishte aty dhe sytë i kishte të mbushur me frustrim.
”Doli se Eden Hazard ishte takuar me Franck në qendër të qytetit dhe ishte tallur me të para të gjithëve.
”Dy ditë më vonë, ai u godit edhe një herë nga mbrojtësi Nicolas Plestan. Djaloshi ishte i përlotur. Nga aty, ne vumë re një ndryshim në sjellje.”