Ecja rrit mundësinë për të ngelur shtatzënë
Studiuesit thonë se aktiviteti fizik në përgjithësi nuk ndihmon për të mbetur shtatzënë, por ata besojnë se ecja mund të ndihmojë gratë obeze në veçanti të mbeten shtatzënë. Megjithatë, për gratë që kanë përjetuar një ose më shumë dështime, hulumtuesit në një studim të ri thonë se ecja mund t’i ndihmojë të mbeten përsëri.
Në veçanti, ecja mund të ndihmojë gratë obeze, gratë që kanë vështirësi të mbeten shtatzënë ose ato që kanë vështirësi të arrijnë fundin e shtatzënisë së tyre me sukses. Amy Beckley, shefi ekzekutiv i “MFB Fertility Inc” u shpreh se pajtohet me këtë studim dhe se ecja mund të rrisë shanset që një grua të mbetet shtatzënë.
“Një grua që është obeze mund të ketë sindromën “ovarian polycystic” (PCOS), ose qe është prediabetike, zakonisht ka pabarazi hormonale që mund të shkaktojnë sterilitet dhe humbje të parakohshme të shtatzënisë”, shpjegoi ajo.
Insulina bën që vezoret të reagojnë ndryshe ndaj sinjaleve hormonale, duke krijuar mungesë ovulimi ose nivele të ulëta të progesteronit, të cilat janë një burim kryesor i infertilitetit dhe humbjes së parakohshme të shtatzanisë tek gratë obeze.
Hulumtimi i fundit u krye nga Lindsey Russo, një specialist i shkencave shëndetësore në “Universitetin e Massachusetts Amherst” dhe këshilltari i saj, Brian Whitcomb, një profesor i asociuar i biostatistikës dhe epidemiologjisë në “Shkollën e Shëndetit Publik dhe Shkencave të Shëndetit”.
Rezultatet e tyre treguan se ecja rrit mundësinë që gratë obeze të mbeten shtatzënë.
“Ne ishim të lumtur që mund të shtojmë prova shkencore për rekomandimet e përgjithshme rreth aktivitetit fizik”, shtoi Whitcomb. “Kjo është veçanërisht e vërtetë për rezultatet në lidhje me ecjen”.