Ecja ju zgjat jetën

Sipas një studimi shkencëtarët thonë se të qëndruarit në këmbë në vend se ulur për dy minuta çdo orë, nuk ka ndonjë benefit, por këmbimi i kohës ulur me aktivitete të lehta, si ecje apo punë shtëpie, ka një ndikim shumë të madh.
Srinivasan Beddhu, drejtuesi i studimit shprehet: “Është mahnitëse që të shohësh rezultatet sepse vëmendja aktuale është e përqendruar në aktivitetin e shumtë ose të moderuar”.
“Të shohësh se edhe aktivitetet shumë të lehta shoqërohen me ulje të vdekshmërisë, është intriguese”.
Andaj ku do që jeni – nëse keni pak kohë të lirë, shfrytëzojeni për ecje.