Ecja e ngadalshme në të dyzetat është shenjë e plakjes së shpejtë
Sipas shkencëtarëve, shpejtësia e ecjes në vitet e dyzeta është shenjë se sa shpejt plaken trupi dhe truri i njeriut.
Duke e përdorur një test të thjeshtë për matjen e shpejtësisë së ecjes, hulumtuesit arritën ta matin shpejtësinë e plakjes.
Sipas këtij hulumtimi, personat që ecin më ngadalë jo vetëm që kishin trup më të plakur, por edhe fytyra e tyre dukej më e vjetër, por edhe ishin më të mençur.
Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thanë se rezultatet e këtij hulumtimi ishin shumë befasuese.
Mjekët shpesh e përdorin shpejtësinë e ecjes për ta vlerësuar gjendjen e përgjithshme të shëndetit të njerëzve, sidomos pas moshës 65 vjeçe, sepse ajo është tregues i mirë i fuqisë së muskujve, funksionimit të mushkërive, baraspeshës, fuqisë së shpinës dhe aftësisë për të parë qartë.
Ecja e ngadalshme te personat e rritur besohet se është e lidhur edhe me demencën.
Në studim morën pjesë një mijë njerëz nga Zelanda e Re, të lindur në vitet e shtatëdhjeta. Ata gjithashtu u testuan për aftësitë fizike dhe funksionet e trurit, shkruan “BBC”.