“E zura duke falsifiku dokumente të kilometrave” – Ish- shoferi i Konsullës tregon si e kapi në vepër konsullin e Kosovës në Gjermani
Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, Miftar Dragidella në një intervistë për Gazetën Insjaderi ka rrëfyer se si e larguan nga puna si shofer atë dhe bashkëshorten e tij pasi ai shpërfaqi haptazi disa parregullsi që i kishte parë nga Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi.
Dragidella ka treguar se si në vitin 2021 i është shkëputur pa të drejtë kontrata e punës nga konsulli Gëzim Gashi. Sipas tij, arsyeja e shkëputjes ka qenë për “hakmarrje” sepse e kishte zënë Gëzim Gashin duke falsifikuar një dokument zyrtarë të kilometrave të veturës.
“Kishte bërë një falsifikim në dokumente zyrtare të kilometrave. I thash konsult këtu e ke bërë një gabim dhe të lutem mos bon këso gabime. Ai me tha kjo nuk është detyra jote dhe me tha prej sot nuk e bon këtë detyrë”, rrëfen ai në intervistë.
Pasi u largua nga puna, Dragidella iu ishte drejtuar organeve të drejtësisë në Gjemani. Jo vetëm për këtë rast, por Dragidella kishte fituar edhe pesë procese gjyqësore tjera.
Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka humbur rreth 100 mijë euro në pesë proceset gjyqësore.
Gjatë intervistës, Dragidella ka shpalosur po ashtu edhe parregullsi të shumta brenda konsullatës së Kosovës në Gjermani.
Për të gjitha këto akuza, Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje tek MPJD, por nuk kanë kthyer përgjigje.