E zëvendëson dot seksi palestrën?
Seksi shpenzon mjaft nga energjia trupore. Aq sa, është krijuar ideja se një natë pasionante mund t’i zërë vendin njw dite në palestër.
Këtë e mbështet edhe një studim i Universitetit të Montrealit, i cili zbulon se mesatarja e energjive të shpenzuara gjatë 25 minutave seks, është 100 kalori për meshkujt dhe 69 për femrat. Pra, nëse keni ngrënë gjysëm pice, që përmban rreth 1 mijë kalori, tani e dini si t’i digjni ato në vend.
Megjithatë, duke folur seriozisht, seksi nuk mund të zëvendësojë kurrsesi stërvitjen; vetëm në rast se kryeni 3 orë marrëdhënie, që është praktikisht e pamundur. Ndaj me keqardhje ju themi se duhet të shkoni në palestër të nesërmen, edhe pse mund të jeni pa gjumë.
Sidoqoftw ka diçka që mund ta zgjasni sa të doni ju, duke djegur një dorë të mirë kalorish: Puthjet! E dinit se 1 orë puthje shpenzon rreth 70 kalori? Të gjithë muskujt dhe tendinat e trupit vihen në lëvizje; zemra fillon të punojë më shpejt, dhe është një mënyrë e mirë për të ndezur partnerin për një seks më të gjatë.
Burimi: Elite Daily