E zbulon sëmundjen e trashëguar të zemrës, futbollisti i Premierligës tërhiqet nga futbolli

E zbulon sëmundjen e trashëguar të zemrës, futbollisti i Premierligës tërhiqet nga futbolli

Futbollisti i Brighton and Hove Albion, Enock Mwepu është detyruar të tërhiqet para kohe nga futbolli pasi e zbuloi një sëmundje të trashëguar në zemër.

24 vjeçari nuk ishte mirë me shëndet derisa po udhëtonte për t’iu bashkuar Zambisë në ndeshjet e Kombëtareve.

Ai e kaloi një kohë në spitalin e Malit dhe më pas i bëri testet kardiake para se të rikthehej në Brighton.

Testet zbuluan se Mwepu e kishte një gjendje trashëgimore, e cila shfaqet më vonë në jetë.

Brightoni ka dalë me një komunikatë, duke theksuar se rreziku që ai të vazhdojë të luajë është ekstremisht i madh dhe mund të ishte fatal për zemrën e tij.

E i mërzitur futbollisti, po ashtu e lëshoi një komunikatë, duke e dhënë lajmin e hidhur.

“Një djalë nga një fshat i vogël i Zambisë, i quajtur Chambishi, ka disa lajme për t’i ndarë. Ai bëri sakrifica dhe u mundua shumë për ta ndjekur ëndrrën e tij për të luajtur futboll në nivele të larta dhe me dëshirën dhe vullnetin e Zotit, e realizoi ëndrrën duke arritur të luajë në Premierligë. Por, disa ëndrra, megjithatë, marrin fund, kështu që me keqardhje më duhet të tregoj se më duhet t’i vendo këpucët në gozhdë për shkak të këshillave mjekësore që i kam marrë. Ky, sidoqoftë, nuk është fundi i përfshirjes sime në futboll. Plaifikoj të mbetem i involvuar me kontribute të tjera”, ka shkruar i emocionuar Mwepu.

Fatmirësisht, mesfushori afrikan e zbuloi me kohë “defektin” në zemër dhe i shpëtoi më së keqes.

Shpërndaje në: