E zbulon presidenti i Federatës franceze: Mbappe donte të largohej nga kombëtarja
Presidenti i Federatës Franceze, Noel Le Graet, ka zbuluar se Kylian Mbappe donte të largohej nga kombëtarja pas eliminimit me penallti kundër Zvicrës në Euro 2020 vitin e kaluar.
Në fazën e eliminimit, Mbappe humbi penalltinë e fundit dhe pas kësaj Franca u eliminua.
“Kemi pasur një takim pas evropianit, ai mendoi se Federata nuk e mbrojti në mënyrën më të mirë pas penalltisë së humbur dhe kritikave në rrjetet sociale. Kaluam pesë minuta në zyrën time. Ai ishte shumë i zemëruar, tha se nuk donte të luante më për kombëtaren, gjë që padyshim nuk ishte e vërtetë. E dini çfarë është? Ai është fitues, ishte shumë i frustruar, si të gjithë ne, nga eliminimi… Por ai është kaq mediatik…. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë më tepër në favor të kolektivit sesa mund të mendohet”, thotë Le Graet në një intervistë për Journal de Dimanche.