E zbulon këngëtarja kosovare: Mori 35 mijë euro bashkish në një dasmë
Këngëtarja e njohur Shqipe Abazi së fundmi ka qenë e ftuar në “Erva Verë’ me ç’rast ka shpalosur detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.
E sezoni i verës i cili njihet edhe për numrin e madh të dasmave nuk ka se si i ikën as këngëtares e cila ka treguar se është mjaft aktive gjatë verës. Ajo ka treguar edhe bakshishin më të madh që ka marrë në një dasmë. Ky bakshish ka prekur shifrën prej 35 mijë euro.
Këngëtarja tha se është shumë përgjegjësi e madhe një dasmë dhe ndihet me fat që shumë familje ia besojnë këtë gëzim familjar.