E zbulon Florian Marku: Ja kur do ta zhvillojë meçin e radhës

E zbulon Florian Marku: Ja kur do ta zhvillojë meçin e radhës

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, në një intervistë për Syri TV, ka folur rreth tiumfit ndaj boksierit anglez, Rylan Charlton, përcjell Periskopi.

Ai ka zbuluar se ndeshjen e radhës e ka për titull Europe, por meqë ka një dëmtim në dorë do ta mbaj larg ringut deri në muajin maj.

 

“Ndeshjen e radhës e kam për titull Europe, por kam patur një dëmtim në dorë dhe kjo do të më mbajë pak larg. Për këtë arsye ndeshja e radhës pritet të jetë nga muaji maj ose në qershor. Por, do të vijnë ndeshje të mëdha nga tani e tutje.”

 

“Dëmtimin në dorë e kisha para duelit me Charlton, por nuk doja ta anuloja ndeshjen. Kisha nxjerrë gishtin, por deri në raundin e tretë nuk e ndjeva. Charlton mori shumë goditje, por tani ka dalë nga spitali.

Një gjë është e ditur, kur Marku është në ring të gjithë shqiptarët janë në përkrahje të tij. /Periskopi

Shpërndaje në: