E zbulojnë ekspertët: Ja sa gjatë mund ta ruani ushqimin e konservuar
Ushqimi i konservuar është shumë praktik dhe në shumë amvisëri ruhen në konserva perimet, supa apo ushqimi i gatshëm.
Blerja e ushqimit të konservuar është zgjidhje e shkëlqyeshme kur nuk keni idenë se çfarë të zieni. Mirëpo, shpesh blejmë ushqim të konservuar dhe e ruajnë në kuzhinë me javë, madje edhe me muaj.
Edhe këtu shtrohet pyetja sa vërtet është afati i përdorimit…
Ushqimi i paketuar në këtë mënyrë ka afat të pakufizuar, thekson USDA. Mirëpo, ekzistojnë disa faktorë që megjithatë përcaktojnë afatin e përdorimit, shkruan Good HouseKeeping, përcjell Telegrafi.
Pra, ushqimet e tharta ka rrezik që të prishen. Veç kësaj, temperaturat e larta apo lagështia mund të ndikojnë në prishjen e ushqimit.
Ruani ushqime të konservuara komerciale dhe produkte të tjerë të qëndrueshëm në raft në një vend të freskët dhe të thatë.
Asnjëherë mos i vendosni sipër sobës, nën lavaman, në një garazh të lagësht ose në bodrum, ose ndonjë vend të ekspozuar ndaj ekstremeve të temperaturave të larta ose të ulëta.
Ushqimet me acid të lartë si domatet dhe pemët e tjera do të mbajnë cilësinë e tyre më të mirë deri në 18 muaj; ushqime me acid të ulët si mishi dhe perimet, 2 deri në 5 vjet. Nëse kënaçet janë në gjendje të mirë (pa gërvishtje, ënjtje ose ndryshk) dhe janë ruajtur në një vend të thatë të freskët, të pastër, ato janë të sigurta për një kohë të pacaktuar.
Pas disa vjetësh artikujt do të ndryshojnë shijen dhe teksturën, por do të humbim madje edhe cilësitë nutritive.
Prandaj, rekomandohet që të mos ruhen në kuzhinë vite të tëra.