E vështirë të mos pajtohemi me atë që ka thënë Pique rreth skuadrës që gjuan penalltinë e para

E vështirë të mos pajtohemi me atë që ka thënë Pique rreth skuadrës që gjuan penalltinë e para

Gerard Pique ka deklaruar se skuadra që gjuan penalltinë e parë do të ketë avantazhin.

Gerard Pique reagoi pas eliminimit të Spanjës nga Italia në penallti në kuadër të gjysmëfinales së “Euro 2020”.

Pique reagoi përmes llogarisë së tij në Instagram, duke thënë se skuadra që gjuan penalltinë e parë e ka avantazhin ndaj skuadrës tjetër.

Në fakt, Italia gjuajti e para, por Locatelli e humbi penalltinë.

“Është një rastësi që skuadrat që kanë fituar në penallti në “Euro 2020″ dhe në Copa America ishin të parat që gjuajtën penalltinë”, tha ai.

“Statistikat thonë se gjuajtësi i parë ka më shumë opsione, dhe një turne si ky nuk më duket e drejtë që një skuadër të niset nga disavantazhi”, përfundoi Pique.

Spanja u eliminua në gjysmëfinale, ndërsa Italia pret fituesin Angli – Danimarkë për tu ndeshur në finale.

Shpërndaje në: