E vërtetuar shkencërisht, vaji i kokosit ‘vret’ 90% të qelizave kancerogjene në zorrë: Ja si duhet konsumuar

E vërtetuar shkencërisht, vaji i kokosit ‘vret’ 90% të qelizave kancerogjene në zorrë: Ja si duhet konsumuar

Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të përhapura të kancerit që mund të prekë si burrat dhe gratë. Ndonëse një regjim i caktuar ushqimor mund të ndihmojë në eliminimin apo parandalimin e shumimit të qelizave të këqija, ekspertët e shëndetit, pohojnë se nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të garantuar efektivitetin e këtyre trajtimeve natyrore. Megjithatë studime të ndryshme klinike kanë treguar se përfshirja e ushqimeve apo vajrave esencial në dietën ushqimore të të sëmurëve apo të rrezikuarve nga kjo sëmundje, mund të ulë ndjeshëm rrezikun. Një shembull është studimi i fundit botuar në revistën e Cancer Research në të cilin kërkuesit e Universitetit të Adelaide dolën në përfundimin se vaji i kokosit ka përbërës aktive kundër qelizave kancerogjene që shumohen në zorrën e trashë.

Rreth 50% e përbërjes së vajit të kokosit mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit dhe përbërësi kryesor i vajit të kokosit që njihet si acidi laurik thuhet se shfaros mbi 90% të qelizave kancerogjene që mund të shkaktojnë kancer të zorrës së trashë dhe këtë mund ta bëjë në vetëm dy ditë.

Si është e mundur?

Acidi lauror helmon qelizat e kancerit.
Në të njëjtën kohë, çliron qelizat nga stresi oksidativ dhe ndihmon çlirimin e toksinave nga trupi.
Acidi gjithashtu redukton nivelet e glutationit të qelizave kancerogjene (pra i shteron burimin e energjisë qelizave të këqija)
Acidi laurik, i njëjti komponent me veti antimikrobiale që vret qelizat e kancerit, gjendet gjithashtu në qumështin e nënës. Ky acid yndyror i mesëm ka aftësinë për të rritur sistemin imunitar. Për shkak të këtyre përfitimeve, vaji i kokosit konsiderohet si një superushqim.
Për të përfituar nga vlerat e vajit të kokosit mjafton të merrni çdo ditë nga një lugë.

Shpërndaje në: