E vërteta që s’na konvenon për migrimin
LONDËR – Sociologjia, antropologjia dhe historia kanë shtjelluar gjerësisht çështjen e migrimit. Duket se Homo Economicus, që jeton vetëm për të ngrënë, i ka lëshuar vend një qenieje që e ka edhe sensin e përkatësisë, i cili është poaq i rëndësishëm sa të ngrënit.
Kjo bën që të dyshojmë se armiqësia ndaj emigrimeve masive është thjesht protestë kundër humbjes së punëve, pagave më të ulta, dhe rritjes së pabarazisë. Ekonomia ka luajtur një rol të madh në rritjen e politikave identitare, por është e qartë se kriza identitare nuk do të shuhet vetëm nga reformat ekonomike. Mirëqenia ekonomike nuk është e njëjtë me mirëqenien sociale, të dashur lexues.
Le të fillojmë megjithatë, me ekonominë, duke përdorur Mbretërinë e Bashkuar – që tashmë po del nga BE-ja. Mes viteve 1991 dhe 2013 kishte një hyrje prej 4.9 milionë migrantëve në këtë vend.
Teoria standarde ekonomike na tregon që nga hyrja e migrantëve, përfitojnë edhe popullësitë vendëse pas njëfarë kohe. Argumenti këtu është që nëse e rrisni kuantitetin e punës, çmimi i saj [rrogat] bie. Kjo do t’i rris profitet. Rritja në profite çon në më shumë investime, e cila do të rriste kërkesën e punës, e në këtë mënyrë duke kthyer përsëri rënjen fillestare të pagave. Emigrimi lejon që një popullësi më e madhe të ketë të njëjtat standarde jetese siç i kishte një popullësi më e vogël më herët – një përmirësim i qartë në mirëqenien totale.
Një studim i fundit nga ekonomisti i Universiteti të Cambridge-it Robert Rowthorn, megjithatë, ka treguar që ky argument ka shumë mangësi. I ashtuquajturi efekt temporal që i zhvendos puntorët vendas dhe që do t’i ulë pagat prej pesë deri në dhjetë vjet, bëhet duke e parakuptuar si efekt pozitiv një mungesë recesioni. Dhe, madje edhe pa recesionin, nëse ka një rritje të vazhdueshme të migrantëve, e me këtë edhe rritje të forcës së punës, kërkesa për punë mundet vazhdimisht të menjanohet duke u përqendruar te rritja e konsumit. “Pretendimi që emigrantët marrin punët e punëtorëve lokalë dhe pretendimi që i ulin rrogat e tyre,” argumenton Rowthorn, “mund të jetë pak i ekzagjëruar, por nuk është krejt falls, ose i rremë.”
Një argument i dytë ekonomik është që emigrimi do të përtrijë forcën e punës dhe do të stabilizojë financat publike, si shkak që punëtorët e rinj të cilët vijnë nga jashtë do të gjenerojnë taksa – të cilat kërkohen për të mbështetur rritjen e numrit të pensionistëve. Popullësia e Mbretërisë së Bashkuar është projektuar të arrijë 70 milionë para fundit të dekadës së ardhshme, një rritje prej 3.6 milionëve, ose 5.5%, gjë që i detyrohet ardhjes së emigrantëve dhe natalitetit të lartë që kanë ata.
Rowhorn e mohon kët ëargument. “Përtëritja përmes emigrimit është një proces pa fund,” thotë ai. “Që të arrihet një shkurtim njëherë e përgjithnjë në racionin e varësisë kërkon një rrjedhë të pafundme emigrantësh. Kur rrjedha përfundon, struktura do të rikthehet në trajektoren origjinale.” Një ulje e rrjedhës dhe një shtim i moshës së pensionimit do të ishte një zgjedhje shumë më e mirë për popullatën në moshë.
Kështu, edhe me të ardhurat optimale, edhe me shmangien eventuale të recesionit, argumentetet ekonomike për një shkallë të lartë emigrimesh zor se janë përfundimtare. Kështuqë, thelbi i çështjes është në impaktin social. Këtu, përfitimi nga diversiteti konfrontohet me rrezikun e humbjes së një kohezioni social.
David Goodhart, ish redaktori i gazetës Prospect, ka argumentuar rastin për shkurtimet nga një perspektivë social demokrate. Goodhart nuk merr pozicion në atë gjë nëse diversiteti kulturor është thelbësisht ose moralisht i mirë apo i keq. Ai thjesht e merr si të garantuar që shumica e njerëzve preferojnë të jetojnë me njerëzit e tyre, dhe që politikbërësit duhet të ndjekin atë preferencë. Qëndrimi laissez-faire i përbërjes së popullit të vendit është aq i pambrojtuar sa indiferenca në madhësinë e saj.
Për Goodhartin, armiqësia e liberalëve ndaj kontrolleve të migrantëve është pikëshikimi individualist i shoqërisë. Duke dështuar të përfshijnë tërheqjen e njerëzve ndaj komuniteteve të qëndrueshme, ata e bëjnë armiqësimin me emigrantët si iracionalist ose racist.
Optimizmi i tepërt i liberalëve për të lehtësuar integrimin e migrantëve rrjedh nga i njëjti burim: nëse shoqëria nuk është më shumë se një koleksion individësh, integrimi nuk është fare një çështje. Natyrisht, thotë Goodhart, emigrantët nuk duhet të braktisin krejtësisht traditat e tyre, por “ekziston diçka e tillë si shoqëria,” dhe nëse nuk ka përpjekje për t’u bashkuar, qytetarët vendës do ta kenë të vështirë t’i konsiderojnë ata si pjesë të “një komuniteti imagjinar.”
Rritja shumë e shpejtë e emigrantëve i dobëson lidhjet e solidaritetit, dhe, në një periudhë afatgjatë, i shkatërron lidhjet afektive të kërkuara për të mbështetur shtetin e mirëqenies. “Njerëzit do t’i japin përparësi familjeve dhe komuniteteve të tyre,” argumenton Goodhart, dhe “është detyra e një liberalizmi realist që të përpiqen për një definim të komunitetit që është mjaftueshëm i gjerë sa të përfshijë njerëz nga prejardhje të ndryshme, pa qenë megjithatë aq e gjerë sa të bëhet e pakuptimshme.”
Ekonomistët dhe politikanët liberal janë më të zëshmit në mospengimin e emigrimit. Ekonomistët liberalë i shohin kufijtë si pengesa iracionale për tregjet e integruara globale. Shumë politikanë liberalë kërkojnë shtet-kombe që nuk janë besnike ndaj interesit të bashkëkombësve në mënyrë që të ketë një integrim më të gjerë të njerëzimit. Të dyja i bëjnë thirrje obligimeve morale që shtrihen shumë më tej kufijve kulturor dhe fizik të kombeve.
Kjo çështje është pjesë e debatit më të vjetër të shkencave shoqërore. A munden komunitetet të krijohen nga politikat dhe tregjet, ose a e prezumojnë a priori një kuptim të përkatësisë?
Më duket se kushdo që mendon për këto çështje duhet të pajtohet me Goodhart-in që nënshtetësia, për shumicën e njerëzve, është diçka me të cilën janë lindur. Vlerat janë zhvilluar nga një histori dhe gjeografi specifike. Nëse struktura e komunitetit ndërrohet shumë shpejt, kjo iu heqë njerëzve historinë e tyre, duke i paraqitur si të parrënjë. Ankthi liberal për t’u mos paraqitur racist e fsheh të vërtetën e tyre nga ta. Një shpërthim i asaj që po e quajmë populizëm është rezultat i paevitueshëm i gjithë kësaj.
Të tërhiqet konkluzioni politik mund të jetë diçka banale, por gjë që ia vlen të bëhet. Një tolerancë e njerëzve për ndryshim dhe adaptim nuk duhet të shkojë përtej limiteve të tij, e ndryshme megjithatë kjo do të jetë në shtete të ndryshme. Specifikisht, emigrimi nuk duhet të shtyhet tepër shumë, sepse do të jetë e sigurtë që do të rrisë armiqësitë. Politikanët që dështojnë të “kontrollojnë kufijtë” nuk meritojnë besimin e njerëzve.
Përktheu nga Project Syndicate, Periskopi