E vërteta e përfshirjes së SHBA’së në Siri është shumë e komplikuar se sa ajo që Donald Trump dëshiron që ne të mendojmë

E vërteta e përfshirjes së SHBA’së në Siri është shumë e komplikuar se sa ajo që Donald Trump dëshiron që ne të mendojmë

Në prill shkova në Deir Hafer (qytet në Siri). Isis veçse ishte duke ikur të shpëtonin jetët e tyre, duke lënë flamujtë e tyre të zinj, pankartat e kryqëzimit, fabrikat e armëve dhe sallat islamike të gjyqit të ngjyrosura me të zezë ende të paprekura. Dhe akoma Uashingtoni qëndron prapa asaj se sirianët nuk e luftojnë Isis’in.

Diku afër Atlantikut, gjithmonë kam dyshuar se ekziston një perde e qelqtë nëpërmjet së cilës amerikanët e shohin Lindjen e Mesme – nëpërmjet një qelqi të errët, ndoshta – i cili e shtrembëron pamjen e tyre.

Edhe kur arrijnë në atë regjion të bisedojnë me miqtë e tyre “të moderuar”, muslimanët kriminelë sunitë, diktatorë dhe torturues të cilët tani janë duke rekrutuar një president amerikan të tërbuar në aleancën e tyre kundër shiitëve, vizitorët perëndimorë nuk bëjnë më shumë se propagandë dhe pajtohen me planet e sunitëve për të asgjësuar Iranin.

Nuk është vetëm Uashingtoni që e mashtron veten. Të marrim Gjeneralin James Mattis, që është duke filluar ta meritojë nofkën “Qen i Tërbuar” në kupën e historisë bashkëkohore, po aq sa edhe komentet e tij të pahijshme që i dhanë atij këtë epitet gjatë pushtimit ilegal të SHBA’ve kundër Irakut në vitin 2003. Duke dalur nga takimi i tij me saudistin, besimi vehabist i të cilit faktikisht frymëzon kultin e tmerrshëm të Isis’it, sekretari amerikan i mbrojtjes u tha gazetarëve se “kudo që shikoni, nëse ka një trazirë në regjion, e gjeni Iranin”.

Çuditërisht, asnjë raporter amerikan nuk u mor me këtë gjuhën e pakuptimtë të Mattis – që është e tepruar sepse të gjithë menduam se Isis’i ishte problemi.

A nuk është Mattis i vetëdijshëm se njerëzit e tij janë duke e ndihmuar ushtrinë irakiane dhe militantët shiitë pro-iranianë të shkatërrojnë Isis’in në Mosul? A nuk është i vetëdijshëm që Isis – jo Irani – kanë kërcënuar të shkatërrojnë të gjithë botën perëndimore? A nuk e kupton ai se Irani është armiku i përbetuar i Isis’it?

Jo? Mirë, ja ku e keni një “Qen të Tërbuar”. Irani janë muslimanë shiitë; Isis janë muslimanë sunitë; Arabia Saudite janë muslimanë sunitë. A do koment kjo?

Por ma merr mendja që çështja është paksa e komplikuar për shefin luftarak të Trump’it. Kështu që le të hedhim një shikim të gjatë, të fuqishëm dhe të guximshëm në realitet, duke lënë anash të gjithë kopshtin me kafshë të egra të Trump’it.

Le të fillojmë me Sirinë, ku (sipas Arabisë Saudite, SHBA’ve, Izraelit dhe shumicës së pseudo-ekspertëve perëndimorë) Irani është në proces të marrjes së kontrollit.

Një shikim në realitet: shumica e sirianëve që takoj në territorin e kontrolluar nga Assad (Damask, Homs, Hama dhe Alepo) dhe shumë nga ushtarët sirianë, i qenë mirënjohës intervenimit të Rusisë – jo vetëm pse ajo përmbysi humbjet e mëdha të forcave ushtarake qeveritare, por sepse e kundërshtoi ndikimin e Iranit në vendin e tyre.

Zyrtarisht, ushtria e pamëshirshme siriane e llogarit Rusinë, Iranin dhe Hezbollahun si aleatët e saj, kjo është arsyeja se pse flamujt e tyre valvojnë së bashku jashtë selisë ushtarake në disa qytete siriane.

Por ushtarëve sirianë nuk iu bënin përshtypje disa mijëra forca iraniane – jo 30,000 siç deklarojnë mashtruesit televizivë në Nju Jork – të cilët arritën t’i ndihmojnë ata. Raportet u bënë edhe më të tensionuara kur Irani deklaroi se forcat e saj kanë marrë pjesë në pushtimin e Alepos Lindore dimrin e kaluar. Ishte gënjeshtër. Iranianët e shpikën këtë fakt me siguri si Trump që shpiku faktet në Lindjen e Mesme. Sirianët u ndien keq nga ky pasinqeritet.

Asnjë forcë iraniane nuk mori pjesë në betejën e dhjetorit në Alepo – pavarësisht se sa mburrej Tehran’i – që pothuajse menjëherë çoi në akuza për dhunë të ushtruar nga aleatët sirianë. Deklaratat për dhunë pastaj u drejtuan drejt ushtarëve shiitë irakinë – të cilët gjithashtu, sipas civilëve në Alepo (si nga lindja po ashtu edhe nga perëndimi), nuk ishin prezentë në betejë.

Në fakt, trupat siriane, familjet dhe shtëpitë e të cilëve ishin në Alepon Lindore, me qëllim u përfshinë në forcat sulmuese sepse i dinin rrugët dhe ndërtesat. Ata vështirë se do të kishin lejuar ushtarët iranianë, irakianë apo ndonjë tjetër të dhunonin apo keqtrajtonin familjet e tyre.

Padyshim që ka pasur ekzekutime gjatë luftimeve (krime lufte) por “dhuna” ishte një ekzagjerim trashanik, pavarësisht gënjeshtrës së Iranit që ndihmoi të nxjerrë tregime të tilla.

Ja ku qëndron e gjithë historia, e nisur nga Uashingtoni, se sirianët, aleatët e tyre rusë dhe iranianë luftojnë vetëm Amerikën “e moderurar”  dhe se është kryesisht mitike që luftojnë forcat kundërshtare dhe se nuk shkojnë në betejë kundër al-Kaida’s, Jabhat al Nusrah  apo Isis’it. Kjo është e pakuptimtë.

Kam qenë në vijë të frontit kur sirianët ishin duke luftuar Nusrah’in dhe Al-Kaida’n në jug të kufirit turk dhe në veri të Lattakia’s.

Në një lufitm të mëvonshëm me pozita të njejta, të gjithë sirianët që kam intervistuar (pothuajse të gjithë muslimanë sunitë, megjithëse ne besojmë se ata janë shiitë si presidenti i tyre Alawites) ishin vrarë në një sulm me bombë nga Nusrah’ët (vetëm një kishte shpëtuar).

Në jug të Qamishleh’ut, në Palmyra dhe së fundi, në lindje të Aleppo’s, kam parë trupat siriane në luftë direkte me Isis’in. Kur rimorën Deir Hafer’in, rreth 30 km në lindje të Aleppo’s, në prill, unë hyra në qytet me ushtarët e parë sirianë. Ushtarët e Isis’it po mbroheshin nga zjarri dhe sulmi ajror, duke lënë flamujt e zinj famëkeq, pankartat me mesazhe kryqëzimi, fabrikat e armëve dhe sallat gjyqësore islamike të ngjyrosura me të zezë, ende të padëmtuara.

Por edhe më tutje, Uashington qëndron prapa asaj se sirianët nuk luftojnë Isis’in.

Në të vërtetë, kur amerikanët vëzhguan militantët irakianë dhe iranianë shiitë pro-Assad duke u nisur për në qytetin kufitar Al-Tanf në jug-perëndim, ku kufijtë jordanezë, irakianë dhe siriranë praktikisht ndajnë njëri-tjetrin, ata bombarduan forcat pro-qeveritare – jo Isis’in në veri.

Sepse duke prerë austradën e Iranit me Sirinë nëpërmjet Irakut ishte më e rëndësishme se lufta kudër Isis’it. Kjo është pse Mattis po u dërgon më shumë armë kurdëve, të cilët supozohet se luftojnë Isis’in rretht Raqqa’s, në emër të Amerikës.

Pastaj Libani, që sipas ‘ekspertëve’ amerikanë është një territor i kontrolluar nga Irani – sepse është vendi prej nga vjen Hezbollah dhe për shkak se (megjithëse s’e thonë) shiitët libanezë janë komuniteti më i madh në Liban, edhe pse jo shumicë e popullatës.

Kjo na drejton në tregimin e pathënë – natyrisht që nuk është raportuar as në perëndim – se si Arabia Saudite refuzoi të lëshojë një ftesë për presidentit libanez (një i krishterë ky) që të marrë pjesë në samitin Musliman-Trump në Riad. Prej të gjitha shteteve të Lindjes së Mesme, Libani ishte vendi i vetëm presidenti i të cilit nuk u ftua. Sepse ishte i krishterë? Apo sepse mbështet Hezbollah’un dhe – me këtë rast – qeverinë siriane?

E panevojshme për t’u thënë, kryeministri libanez, Saad Hariri – një musliman sunit dhe për rastësi qytetar saudit gjithashtu – iu ishte kërkuar të përfaqësonte Libanin në Arabinë Saudite.

Tani Hezbollah’u në mënyrë të qartë ka pjesë të sundimit të Libanit dhe luginës veriore Beka. Ata nuk e përfaqësojnë Libanin, megjithëse prezenca e tyre ushtarake tolerohet më shumë, me gjasë sepse popullsia shiite është aq e madhe saqë nëse do të dëshironte mund të kërkonte më shumë vende në parlament. Në cilin rast, kush do të donte një Republikë Islamike në Liban?

Në teori, Kombet e Bashkuara kontrollojnë pjesën jugore të Libanit përball kufirit izraelit, por kjo në vetvete është një pohim i dyshimtë. Hezbollah, i armatosur dhe i paguar nga Irani, kohët e fundit mori gazetarët për një shetitje rreth zonës së Kombeve të Bashkuara. Vetëm pjesa veriore e kufirit izraelit është fushë e njohur nga Kombet e Bashkuara si “kopshtet iraniane” në të cilën ushtarët e KB’së nuk patrullojnë. Pyetni Kombet e Bashkuara rreth kësaj.

Pra, Irani është i pranishëm nëpërmjet autoriteteve libaneze në Liban. Veç kësaj, megjithëse Hezbollah ka zgjedhur ministra në qeverinë libaneze, ata nuk përfaqësojnë një shumicë mes kolegëve të tyre kristianë, sunitë dhe druzarë.

Mjaft e çuditshme edhe më tutje, Libani është çelësi i argumenteve të çmendura të Mattis dhe kolegëve të tij, duke përfshirë ish-marinsat të cilët shërbyen me të në Irak – kur amerikanët në mënyrë konstante deklaronin (pa prova) se Irani po armatoste opozitën të pushtonte SHBA’të. Këta madje arrestuan diplomatët iranianë në Irak si të dyshuar për terrorizëm para se t’i lironin në heshtje.

Timothy Garaghty, kolonel i marinës amerikane i cili ishte në komandë të bazës ushtarake në Bejrut kur ajo u hodh në ajër nga një bombardues vetëvrasës në vitin 1983, ku 241 shërbyes amerikanë humbën jetën – ai sot na mban ligjërata për të këqinjtë e Iranit.

Në vitin 1983, amerikanët kërkuan një traktat libanez të paqes me aleatët e tyre izraelit dhe sipas Iranit kjo do t’i jepte fund të gjithë rezistencës shiite të Izraelit në Liban. Nuk ka dyshim se Irani ishte i përfshirë në bombardime. Por kjo ishte më shumë se tri dekada më parë.

Po në vitin 1983, amerikanët mbështesnin famëkeqin “Hitlerin Tigrid” Saddam Hussein në luftën e tij kundër Iranit dhe në atë vit përëndimi ishte duke u përgatitur për një pushtim sovjetik të Evropës Perëndimore. Megjithatë, ushtarët e Trump’it fituan në betejë kundër atyre që Izraeli i quan “oktapodët iranianë”. Gjeneralët tradicionalisht duan të luftojnë armiqtë e vjetër se sa të rinjtë.

Obama shkarkoi Mattis për shkak se ky i fundit ishte i obsesionuar me Iranin. Por, tani Trump mbështet një luftë sunite kundër shiitëve dhe Mattis është kthyer në punë që të fillojë nga e para me betejat të tij të vjetra.

Një President i Tërbuar me një ‘Qen të Tërbuar’. Të jeni të përgatitur, zonja dhe zotërinj./Periskopi/

Autor: Robert Fisk, ndërsa e përktheu dhe e përshtati Periskopi

 

 

Shpërndaje në: