E vërteta e hidhur, ja se çfarë efektesh ka alkooli në lëkurë
Është zyrtarisht sezoni i festave dhe gjithçka lidhet me ushqimin në tërësi. Tryeza të shtruara plot, mbushur me pjata plot shije e gota me alkool: a nuk duket si parajsa vetë? Dhe po, në këtë periudhë e teprojmë pak me konsumin e produkteve të ndryshme, por na lejohet…ndërsa kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë! Sado e vjetër dhe e pakuptimtë që na duket si shprehje, alkooli na dëmton më shumë nga se e kuptojmë, shkruan Bordo.al. Përpos organizmit, lëkura është ajo që shfaq shenjat e para. Sado që e shpërfillim, fytyra na tregon shumë lidhur me sasinë e pijeve që kemi konsumuar.
Ekspertët shpjegojnë se alkooli ndikon në reduktimin e vlerave ushqyese për lëkurën, dëmton qelizat, ndihmon në mplakjen e fytyrës e shumëçka tjetër. Janë pesë efekte që pijet e kësaj natyre shpërfaqin në fytyrë. Ja cilat janë ato:
1. Dehidratim i theksuar.
2. Fryrje dhe skuqje.
3. Plasaritje dhe tharje të lëkurës.
4. Krijimin e qeskave të zeza poshtë syve.
5. Acarim në zona të caktuara të fytyrës.