E veçanta e orës së Ronaldos që kushton 780 mijë euro, çfarë e lidh atë me Arabinë Saudite
Cristiano Ronaldo ka një orë të re me karakteristikë të veçantë për Arabinë Saudite dhe vlen 780 mijë dollarë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bërë lëvizjen në Arabinë Saudite pasi nënshkroi një marrëveshje madhështore prej 175 milionë funtesh në vit me liderët e Ligës Pro Saudite, Al Nassr, përcjellë Periskopi.
Ronaldo si duket ka filluar të përshtatet në Arabinë Saudite, pasi tashmë edhe ora që mbanë në duar prezanton shtetin sauditë.
Ronaldo është një ambasador i markës për Jacob & Co dhe ata kanë krijuar një ‘Caviar Flyin Tourbillon’ të veçantë. Ora, me dizajnin e saj 18 Karat ari i bardhë 47mm x 15,85mm, ka 388 gurë të çmuar Tsavorite jeshile.
Këta gurë besohet se janë 200 herë më të rrallë se smeraldi, por më pak të kushtueshëm.
E gjelbra është në flamurin e Arabisë Saudite dhe shihet si një ngjyrë e rëndësishme në Islam për shkak të lidhjes së saj me Profetin Muhamed.
Ora mundësohet nga lëvizja JCAA43 dhe përbëhet nga 216 komponentë, 27 bizhuteri dhe një rezervë energjie 42-orëshe.
Përveç orëve, Ronaldo është një entuziast i madh i supermakinave dhe së fundmi iu dhurua një Rolls Royce 250 mijë dollarë për Krishtlindje nga e dashura Georgina Rodriguez./Periskopi/