E turpshme: Qeveria e pranon se Kurti u mashtrua në videon me rusët

E turpshme: Qeveria e pranon se Kurti u mashtrua në videon me rusët

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar lidhur me grackën që ra kryeministri Albin Kurti të komedianëve rusë, të cilët iu paraqiten atij si presidenti i Letonisë, shkruan Periskopi.

ZKM arsyetohet se biseda u zhvillua më më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe se nuk kishin kohë për ta verifikuar.

Po ashtu, ZKM thotë se kjo bisedë tregon se “Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë”.

“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate. Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, tha ZKM.

Postimi i plotë:

Deklaratë e Zyrës së Kryeministrit në lidhje me incidentin me telefonatën – prank call

 

Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate.

 

Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

 

Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private.

Shpërndaje në: