E turpshme: Hungaria largohet nga Eurovizioni me arsyen se ai është “tepër gej”

E turpshme: Hungaria largohet nga Eurovizioni me arsyen se ai është “tepër gej”

Hungaria është larguar nga Eurovizioni mes spekulimit se gara e këngës është “tepër gej” për qeverinë e djathtë ekstreme të këtij vendi.

Megjithëse nuk është dhënë ende asnjë arsye zyrtare për tërheqjen, një burim brenda transmetuesit publik hungarez raportohet se ka thënë që janë tërhequr për shkak të armiqësisë ndaj lidhjeve të Eurovizionit me LGBT+.

Një komentues pro-qeveritar e përshkroi Eurovizionin si një “flotilje homoseksualësh” dhe tha se shëndeti mendor i vendit do të ishte më i mirë sikur të mos merrnin pjesë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Një burim brenda MTVA-së, që është transmetuesi publik i Hungarisë [ekuivalent i RTK-së tonë] që zakonisht mban garat e këngës në të cilat fituesi shkon për ta prezantuar vendin në Eurovizion, i tha gazetës The Guardian: “Nuk jam i befasuar. Kjo vjen nga kultura organizative e televizionit.”

Mbulimi pozitiv i të drejtave të LGBT+ në media nuk është i inkurajuar, i kanë thënë ata gazetës.

Kjo vjen pasi faqja hungareze index.hu citoi një burim nga transmetuesi publik që kishte thënë se ishin tërhequr nga Eurovizioni sepse konsiderohej “tepër gej”. /Periskopi

Shpërndaje në: