E turpshme: Gjyqtari Mervan Bejtullahu kërcënon gazetarin Arlind Sadiku: “Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu”

E turpshme: Gjyqtari Mervan Bejtullahu kërcënon gazetarin Arlind Sadiku: “Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu”

Gazetari dhe drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku është kërcënuar nga gjyqtari i njohur Mervan Bejtullahu.

Sadiku këtë e ka zbuluar në rrjetin e tij social Facebook, duke shkruar se Bejtullahu e kërcënoi në prani të disa dëshmitarëve. Ai ka shkruar se Bejtullahu iu drejtua me ton kërcenues dhe se do ta konfrotonte fizikisht. “Zyrtari i ndeshjes Gjilani – Drita, Mervan Bejtullahu më kërcënoi hapur, para gjyqtarëve dhe shumë zyrtarëve tjerë.

“Veç jemi në Gjilan, se t’ishim kon në Prishtinë, t’kisha kallxu” mu drejtua Bejtullahu, në cilësinë e gjyqtarit kryesor në VAR.

Më poshtë postimin e plotë të gazetarit Arlind Sadiku:

Në anën tjetër në atë ndeshje, Bejtullahu mori shumë kritika për vendimet e tij. Edhe klubi i FC Prishtina ka reaguar kundër tij nëpërmjet një shkrimi në faqen e tyre zyrtare, duke numëruar rastet ku sipas tyre janë dëmtuar nga Bejtullahu. Bejtullahu sezoni e kaluar është shpallur gjyqtari më i mirë.

Shpërndaje në: