E trishtë: Lirim Zendeli tërhiqet nga Formula 2 pasi nuk ka para ta financojë veten

E trishtë: Lirim Zendeli tërhiqet nga Formula 2 pasi nuk ka para ta financojë veten

Shqiptarët do të mbesin pa përfaqësuesin e vetëm që kishin në Formula, pasi Lirim Zendeli ka konfirmuar dorëheqjen nga Formula 2 për shkak të problemeve financiare.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka zbuluar se për shkak të buxhetit të reduktuar, nuk do të mund të vazhdojë garën, shkruan Periskopi.

Më poshtë, postimi i tij i plotë:

”Fatkeqësisht kam një lajm të trishtë. Po e lë herët. Nuk do të mund të vazhdoj më në F2 për arsye financiare. Pandemia ka reduktuar edhe më tej buxhetin tim tashmë shumë të ngushtë. Të kuptosh që duhet të tërhiqem për një moment është shumë e vështirë, por do të përpiqem të gjej një mundësi emocionuese për t’u kthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur“. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: