E tmerrshme: Në kurrikulën për edukatën seksuale, MASHT sugjeron që nxënësit ‘t’i fusin duart’ njëri tjetrit në trup

E tmerrshme: Në kurrikulën për edukatën seksuale, MASHT sugjeron që nxënësit ‘t’i fusin duart’ njëri tjetrit në trup

Gjëra të pazakonta janë në lëndën “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja”.

Në atë kurrikulë, e formuar nga Ministria e Arsimit e cila udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, sugjerohet se si mësimdhënësit t’u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në të 5, se si të kuptojnë ndjenjat e tyre dhe të kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale.

Në mesin e gjithë atyre, është edhe një aktivitet i pazakontë që sugjerohet që nxënësit ta bëjnë në klasë. Të njëjtit duhet ta gjejnë një partner me të cilin nuk janë shumë të afërt (jo shokun/shoqen e tyre më të ngushtë)

E që është, prekja e nxënësve mes vete, dhe pastaj të përshkruajnë se si janë ndjerë.

Sipas kësaj kurrikule, kështu mund të kuptosh ndjenjën.

“Aktiviteti 1

Shoqëruesi i të verbërit

Qëllimi: Nxënësit të mund t’i kuptojnë konceptet e lehtësimit të një aktiviteti.

Përshkrimi: U thoni nxënësve që ta gjejnë një partner me të cilin nuk janë shumë të afërt. (Jo shokun/shoqen e tyre më të ngushtë.) Në secilin çift, njërit i duhet të veprojë si i verbër (ose t’i mbajë sytë e mbyllur), dhe tjetrit si shoqëruesi i të verbërit. Shoqëruesi i të verbërit mund të bëjë me të verbërin çfarë të dojë për rreth 5 minuta dhe pastaj ata i shkëmbejnë rolet. Pasi që kalojnë edhe pesë minuta të tjera, nxënësit ndalojnë dhe fillojnë të tregojnë se si janë ndjerë në secilin nga rolet. Përshtypjet e tyre mund të përmblidhen në një fletë letre ose në tabelë me qëllim që të ketë më shumë diskutime në lidhje me cilësitë pozitive të komunikimit dhe të lehtësimit.

Shënim: Ky aktivitet ndihmon në rritjen e ndërveprimit midis nxënësve dhe u jep atyre mundësinë që të reflektojnë ndaj mënyrave të ndryshme të komunikimit, ndjenjave të tyre dhe bashkëveprimit midis njerëzve. P.sh.: disa shoqërues mund të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj të verbërve që shoqërojnë, të tjerë mund t’i trajtojnë ata sikur të ishin fëmijë ndërsa të tjerët mund t’i nënvlerësojnë ata krejtësisht. Mësuesi/ja (që në këtë rast është në rolin e lehtësuesit) i argumenton këto sjellje të nxënësve që e luajnë rolin e shoqëruesit, me aftësinë e tyre si “lehtësues”.

Detajet mund t’i gjeni këtu.

 

Shpërndaje në: