E tmerrshme: Ja çfarë i ndodh turpit vetëm 10 orë pasi keni vënë llakun në thonj
Është krejtësisht e njohur që vënia e rregullt e llakut në thonj mund të thajë thonjtë dhe të ndryshojë ngjyrën e tyre. Mirëpo, ky produkt i kozmetikës mund të ketë edhe pasoja shumë më serioze për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Llakun e thonjve nuk duhet eliminuar në tërësi, vetëm megjithatë do të duhej t’i kushtoni kujdes përbërësve të tij, të cilët mund të gjenden edhe në organizmin tonë.
Shkencëtarët kanë bërë hulumtime në grupin e femrave të cilat i kanë bërë me llak thonjtë. Pas 10 orëve niveli i përbërësve të dëmshëm nga llaku i cili gjendej në organizmin e tyre, ka qenë madje 7 herë më i madh se normalja.
Rezultati ishte i tmerrshëm.
Ç’është ajo që për shëndetin tonë është e dëmshme, ndërkaq gjendet në llakun e thonjve?
Touleni – tretësi i cili mbron pigmentin e llakut. Ndikon në sistemin qendror nervor, mund të shkaktojë dhembje koke, marramendje dhe të vjella.
Formaldehidi – gaz i pangjyrë. Nëse vuani nga alergjia, në kontakt me formaldehidin, ekziston mundësia e shfaqjes së dermatitit. Gjithashtu mund të shfaqen djegie kimike, ndërsa në disa raste edhe çrregullim të ritmit të zemrës.
Dibutil ftalati – përdoret si aromë. Prania e këtij komponenti të rrezikshëm mund të shkaktojë çrregullime endokrine, si edhe sëmundje të traktit respirator.
Si të zgjidhni llakun e thonjve i cili nuk do të ketë ndikime të dëmshme në shëndetin tuaj?
Para se ta blini, kushtoni kujdes të veçantë përbërësve të cilët gjenden në ambalazh, kryesisht janë të shkruar me shkronja të imëta. /Telegrafi/