E tmerrshme: I mituri në Podujevë godet me çekan të miturin tjetër, përfundon në QKUK

E tmerrshme: I mituri në Podujevë godet me çekan të miturin tjetër, përfundon në QKUK

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Bradash të Podujevës mbrëmjen e së shtunës.

Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, si shkak i një mosmarrëveshje një i mitur ka goditur një të mitur tjetër me çekan.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtimin e plagëve të rënda trupore, sipas policisë.

“Fsh. Bradash, Podujevë 25.05.2024 – 18:35. Viktima i mitur mashkull kosovar, raporton se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin të mitur mashkull kosovar, është goditur me një çekan. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje, njofton PK’ja.

Shpërndaje në: