E tmerrshme – Dhuna në futboll nuk ka të ndalur, rrahje deri në alivanosje mes tifozëve në Meksikë
Duket se futbolli meksikan nuk ka mësuar asgjë nga dhuna në tribuna, pas ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në Estadio Corregidora në fillim të marsit.
Pasditen e sotme, në përfundim të ndeshjes së Liga MX Cruz Azul kundër San Luis në Estadio Azteca, një grup tifozësh u përplasën në dalje të një prej tuneleve të stadiumit, përcjellë Periskopi.
Pamjet janë kapur në video dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë tifozë të gjakosur dhe të tjerë të shtrirë përtokë teksa ndahen nga policia e pranishme në stadium.