E tmerrshme: Adoleshenti rrah moshatarët e tij dhe pamjet i publikon në rrjete sociale, Policia e identifikon

E tmerrshme: Adoleshenti rrah moshatarët e tij dhe pamjet i publikon në rrjete sociale, Policia e identifikon

Një adoleshent është identifikuar nga Policia pasi i njëjti dyshohet se i rrah pa ndalë moshatarët e tij, kryesisht në Fushë-Kosovë.

Për një nga rastet  është ankuar edhe një prind, i cili ka treguar për RTK-në, se djali i tij është rrahur nga disa persona.

Me rastin është marrë menjëherë edhe Policia, e cila ka njoftuar se e ka identifikuar personin e dyshuar.

Ky i fundit, i incizonte momentet kur i rrihte moshatarët e tij, dhe me pas i publikonte në rrjetet sociale.

VIDEO e RTK-së:

Shpërndaje në: