E thotë trajneri i Francës: Benzema nuk do të zëvendësohet
Karim Benzema nuk do të zëvendësohet.
Këtë e ka bërë të ditur Didier Deschamps, trajneri i Francës, duke folur për Telefoot një ditë pas lajmit për dëmtimin që e nxori jashtë garës për të gjithë Botërorin sulmuesin e Real Madridit.
“Është një goditje e rëndë, ai kishte bërë gjithçka për të qenë gati dhe ishte duke u stërvitur. Ai ndjeu dhimbje muskulore dhe ai ishte lënduar. Analizat vërtetuan se ka një lëndim”, tha Deschamp.
“Nuk do ta zëvendësojmë Benzeman”, përfundoi ai.